Sot në Mitrovicë do të përurohet objekti i ri i Shkollës së Mesme Profesionale.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në përurim do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ceremonia e përurimit organizohet sot, 28 shtator, në orën 14:30, në Lagjen Bair përballë Gjimnazit “Frang Bardhi”).