Garda ceremoniale e FSK-së do të bëjë përcjelljen e rivarrimit të heronjve të kombit, komandantëve dhe kolosëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari Bekim Jashari pas marrjes së detyrës.
Në inaugurim marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ceremonia e inaugurimit mbahet sot në fshatin Marinë në Skenderaj, duke filluar nga ora 11:00.