Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje brenda një veture, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar për Sinjalin se një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Borovci.