Personi që ra sot në një greminë në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut u gjet pas disa orësh dhe u transferua në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili tashmë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut, ndërkohë që nga Policia e kanë konfirmuar rastin.