1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Personi që e kishte sulmuar policinë në Leposaviq muajin e kaluar, bashkëpronar i laboratorit të drogës

Më 23 janar të këtij viti, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në një fshat afër Leposaviqit, një veturë civile goditi veturën e policisë e kjo u detyrua të qëllojë me armë zjarri.

Pas këtij rasti kishte reaguar edhe Lista Serbe, duke treguar se është plagosur Miljan Deleviq.

E të dielën Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksione në veri për të shkatërruar disa laboratorë droge.

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se një nga bashkëpronarët e laboratorit është edhe personi që muajin e kaluar sulmoi Policinë e Kosovës.

“Bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij. Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vucic e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, ka shkruar ai në Facebook, të dielën.

Por ky person gjatë muajit janar kishte pranuar vizitë nga dy figurat e larta në Serbi, ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq.

Petkoviq kishte deklaruar më 24 janar se “plagosja e Deleviq ka ndodhur vetëm pse është serb”.  /Express

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img