2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Personi i armatosur “vrau veten”, zbulohet identiteti i tij – një fëmijë i palindur në mesin e shtatë viktimave nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë

Një fëmijë i palindur ishte mes shtatë viktimave nga të shtënat në një Sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, tha ministri i brendshëm i qytetit në një konferencë për shtyp të premten.

Policia gjermane është ende në kërkim të një motivi të mundshëm pasi vrasësi hapi zjarr mbrëmjen e së enjtes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Hamburgu nuk ka parë kurrë të shtëna masive si në këtë rast”, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm Andy Grote.

Ministri i Brendshëm vazhdoi duke thënë se personi i armatosur “vrau veten” pasi policia hyri në ndërtesë dhe se ai veproi i vetëm.

“Mund të kishte më shumë viktima nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë kaq shpejt”, ka shtuar ai.

Ndërkohë mediat gjermane shkruajnë se njeriu që qëlloi me armë zjarri në një ngjarje të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg është 35-vjeçari Philipp F.

Policia e qytetit tha në deklaratën e saj të fundit: “Tetë persona kanë vdekur – përfshirë autorin e dyshuar. Njerëz të tjerë u plagosën në incident, disa në gjendje të rëndë”.

E dëshmitarët e Jehovait në Gjermani kanë reaguar përmes një deklarate: ”Komuniteti fetar është thellësisht i trishtuar nga sulmi i tmerrshëm ndaj anëtarëve të tij pas një shërbimi fetar”.

Vrasjet në qytetin verior të Gjermanisë ndodhën rreth orës 21:00 me orën lokale të enjten, me policinë fillimisht të pasigurt se sa sulmues mund të jenë të përfshirë.

Por përditësimet e mëvonshme nga forcat policore të qytetit sugjeruan se kishte vetëm një sulmues, i cili besohet të ketë vdekur në vendngjarje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img