0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Personazhi i TikTok-ut lajmërohet me vëllain e Faton Hajrizit, frikësohet për jetën e tij

Personazhi i TikTok-ut, i njohur në hapësirën shqipfolëse, Rasim Avdyli po frikësohet për jetën e tij pas ndërlidhjes së emrit të tij me Artan Hajrizin, vëllain e Faton Hajrizit, të dyshuar për vrasjen e një polici të mërkurën në mbrëmje në Serbi.

Avdyli është shfaqur sot në një video bashkë me Artan Hajrizin. Ka ofenduar gazetarët. Ka thënë se ata e vendosën edhe jetën e tij në rrezik.

“Ju kisha lutë të tërëve mos e përzini emrin tem për me përfitu ju në krah temin. O majmuna! Mos më përzini mua, unë i kam problemet e mia, unë i kam problemet ma s’pari me krye. Kqyre njërin e thirra, u takova me të. Ju po ma bëni mua ngushtë. Po ia bëni edhe këtij ngushtë”, ka thënë ai. “Bollni ma o gazetarë se s’mundem t’i bie ma andej nga Serbia. Ky njeri u kanë në shtëpinë time, e ka lyer shtëpinë time.”

“Lërini këto marrina o ju gazetarë. Majmuna, sot e kam ditëlindjen. Në vend se me festu sot ditëlindjen time, duhet me u marrë unë me juve.”

Avdyli ka thënë se publikimi i një video të tij në shoqëri me Artan Hajrizin, e ka vendosur jetën e tij në rrezik. Ka thënë se i cenohet jeta nëse i bie rrugës nga Serbia për të ardhur në Kosovë.

“Mos ma përmendni emrin o majmuna, se unë nesër qanej s’mund t’i bie ma kurrë. Mos më shtini në sene të këqija se nesër me shkue dikush andej me mbiemër tem e me hangër shkaku i juaj”, ka thënë ai.

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, punon në sektorin e ndërtimtarisë në qytetin Hanover të Gjermanisë. Aty jeton edhe personazhi i TikTok-ut me origjinë nga Mitrovica, Rasim Avdyli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img