Sipas një studimi të bërë nga biologia Nina Kraus dhe ekipi i saj, është vërtetuar se personat që bëjnë sport kanë trurin dhe shqisën e dëgjimit më të zhvilluar, shkruan CNN.
Në një studim të publikuar të hënën në revistën “Sports Health”, Kraus dhe ekipi i saj kanë zbuluar që atletët, kishin më pak statikë në trurin e tyre, në krahasim me ata që nuk bëjnë asnjë sport.
“Në studimin tonë, është vërejtur se në krahasim me personat që nuk bëjnë sport, atletët kishin aftësi të procesonin tingujt shumë më mirë, dhe në përgjithësi valët e trurit të tyre ishin më të zhvilluara”, tha Kraus.
“Sporti nuk është vetëm një ushtrim fizik, por edhe mental”, shtoi ajo.
Në eksperimentin e bërë, ekipi i shkencëtareve, kishin vendosur elektroda në kokën e pjesëmarrësve, dhe kishin vendosur tinguj të ndryshëm. Aty është vërejtur se atletët kishin pësuar elektricitet dhe valë më të theksuara në trurin e tyre, në momentin e stimulimit me tinguj.
Nina Klaus dhe ekipi i saj kanë shpresë se studimi i fundit do të rezultojë në teknika të reja, të cilat mund të përdoren për krijimin e trajtimeve të reja për personat me probleme me të dëgjuarit./Prishtinapress/