1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Personat që kanë qëllime janë më të shëndetshëm

A e dini arsyen se përse jetoni?

Përgjigja e kësaj pyetje mund t’jua përcaktojë mënyrën se si ndiheni çdo ditë.

Nëse e keni zbuluar kuptimin e jetës suaj, atëherë jeni shumë më të prirë të jeni të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht.

Në anën tjetër, personat që pa pushim e kërkojnë kuptimin e jetës së tyre janë më të prirë të kenë mirëqenie më të dobët mendore dhe vështirësia për at gjetur atë kuptim ndikon keq në disponimin e tyre, në lidhjet shoqërore, shëndetin psikologjik dhe në aftësinë për të menduar.

Kuptimi i jetës është një koncept shumë i individualizuar, thonë ekspertët.

Ky kuptim mund të ketë të bëjë me besimin tuaj, me familjen, me punën, shërbimin në komunitet apo rolin tuaj në shoqëri.

Sipas tyre, periudha më stresuese e njerëzve është në rininë e hershme sepse njerëzit më së shumti e kërkojnë kuptimin e jetës së tyre në atë fazë, duke marrë vendime për karrierën, edukimin dhe familjen. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img