Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë tentuar ta djegin objektin kishtar “Shën Pantelija” kishë ortodokse në Prizren.
Sipas njoftimit, një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës.
“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur”, thuhet në njoftim.
“Pasi që janë mbledhur provat dhe dëshmitë, në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ke rekomanduar që të iniciohet rasti Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./PrishtinaPress/