Site icon PrishtinaPress

Persona të maskuar shihen në protestat e veriut, dyshohet se janë anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Struktura ilegale dhe kriminale janë pjesë e protestave që po mbahen edhe sot në veri të Kosovës.

Njerëz të maskuar janë parë që po marrin pjesë në këto protesta që janë vazhdimësi e asaj çka ndodhi të premten atje.

Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.

Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.

Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”.

Exit mobile version