Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur ngrohtësisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Presidencë.
Në Presidencë, Rama e përqafoi dhe e puthi në faqe Osmanin, përpara takimit.
Raportet e luhatura dikur ndërmjet Ramës dhe Osmanit, duket se tash janë shumë të mira.
Ndërsa po qëndron në Kosovë, Rama nuk ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti.