Site icon PrishtinaPress

Përshëndetja e ngrohtë e Krasniqit me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi është përshëndetur ngrohtësisht me ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Latifi e Krasniqi me të hyrë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës kanë bërë një bashkëbisedë të shkurtër.

Gjatë bisedës, të dy këta u përshëndetën edhe nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Të martën në një konferencë për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi Rifat Latifin ministër të ri të shëndetësisë. kjo pasi që ky dikaster kishte mbetur pa një ministër meqë Arben Vitia pati dhënë dorëheqje nga ky post, me arsyen se ishte futur në garë për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2021.

Exit mobile version