-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përsëri të shtëna në Prishtinë, policia konfiskon një armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka konfiskuar një armë, e cila dyshohet të jetë përdorur rreth orës 14:30.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës ka dëgjuar të shtëna armësh në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë, teksa pas lokalizimit kanë gjetur armën.

Përpos armës, policia ka konfiskuar edhe një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës.

“Sot, më 29.03.2024, një njësi policore e cila ka qenë në monitorim të trafikut në rajonin e Prishtinës, rreth orës 14:30, derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ Prishtinë, ka dëgjuar të shtëna me armë. Zyrtarët policorë, janë drejtuar në atë drejtim nga ku janë dëgjuat të shtënat. Policia ka hasur në dy persona me një motoçikletë të cilët i kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit të tyre, te njëri nga personat është gjetur një revole me një karikator. Në vendin e ngjarjes (aty ku ishin shkrepur plumba), policia ka gjetur një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës (dyshohet të jenë të armës së gjetur tek personi i ndaluar).Policia do ta trajtojë këtë rast në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img