Site icon PrishtinaPress

Përsëri Ramosaj: Rruga Deçan – Plavë, bëhet ose e bëj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, me postime në Facebook, thotë se rruga Deçan – Plavë bëhet, ose e bën ai.

Edhe pse kompetencë e nivelit qendror, Ramosaj thotë se do ta bëjë vetë rrugën Deçan – Plavë.

Në një shkrim në Facebook, pas takimit me Avdullah Hotin, Ramosaj shkruan se do të vazhdojë takime edhe me të tjerë, përfshirë ambasadorët e vendeve të huaja, rreth punimeve të rrugës, të cilat janë pezulluar.

“Kam filluar sot takimet, fillimisht me kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me daten 27 gusht, kur do mbajmë takim me të gjith Ambasadorët. Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin. Bëhet ose do e bëjë!”, ka shkruar Ramosaj.

Punimet e kësaj rruge janë pezulluar nga kryeministri Hoti, pas reagimeve të Manastirit të Deçanit se punimet po bëhen në Zonën e Mbrojtur të tij.

Ramosa edhe herë të tjera ka thënë se kjo rrugë do të kryhet me doemos, ndërsa po vazhdon kontesti shumëvjeçar për pronësi mes komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

Exit mobile version