Site icon PrishtinaPress

Përsëri mblidhet Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën do e mbajë takimin e dytë konsultativ për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Thaçi për herë të parë ka prezantuar idenë për këtë komision më 13 shkurt duke thënë se Kosova do të jetë i pari vend në rajon që merr një iniciativë të tillë, njofton Klan Kosova.

Thaçi atë kohë ndër të tjerash është shprehur se forumi që ka iniciuar, nuk mund të cilësohet si zëvendësim i gjyqësisë dhe as dialogut, por vetëm do ta ndihmojë procesin e normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Exit mobile version