3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Përse të gjithë e mbajnë këtë bimë në banjë?

Eukalipti është jogjetherënës, me prejardhje nga Australia, tashmë i përhapur në gjithë botën

Popullaritetin e ka arritur për shkak të cilësive të shumta shëruese, por shpesh e shohim edhe se si në vazo zbukuron shtëpitë.

Nga ilaçet deri te aromaterapia, sot përdoret për qëllime të ndryshme, por kohëve të fundit keni pasur rastin të dëgjoni që ka arritur famën duke e vendosur edhe në banja, përkatësisht në kabinë dushi.

Eukalipti kacavjerrës në banjë jep përshtypjen e një hapësire me spa intime.

Përfitimet e eukaliptit

Degët e vogla të eukaliptit duhet t’i lidhni dhe t’i varni në kabinën e dushit, është mirë mu mbi kokën e dushit. Avulli i ngrohtë i ujit me të cilin bëjmë dush ndihmon në lirimin maksimal të vajrave dhe cilësive shëruese të eukaliptit.

Ai ndihmon edhe në frymëmarrje, zbut problemet me hundët e mbyllura dhe dhembjen e kokës të shkaktuar nga sinuset, por gjoja zbut edhe simptomat e astmës. Kombinimi i avullit dhe i vajrave bimore zbut frymëmarrjen dhe inflamacionin e frymëmarrjes, ka cilësi antiinflamatore, andaj shpejt do t’ju ndihmojë që të ndiheni më mirë.

Eukalipti gjithashtu ndihmon në lehtësimin e stresit. Aroma e tij e butë dhe ngrohtësia e dushit sjellin qetësi dhe paqe, kanë një efekt qetësues dhe ju japin ndjesinë e të qenit në një oazë spa private. Do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të shpëtoni nga stresi i përditshëm.

Eukalipti gjithashtu lehtëson dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e muskujve, rrit qarkullimin e gjakut, ul presionin e gjakut dhe ka një efekt të shkëlqyer në energji. Vaji i eukaliptit ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe fokusit.

Si të përdorni eukaliptin?

Mund të vendosni eukalipt të freskët ose të tharë në dush, të dyja funksionojnë. Është mirë që degët t’i lidhni lehtë dhe t’i vendosni pranë kokës së dushit, por kujdesuni që uji i nxehtë të mos bjerë direkt mbi to.

Eukalipti është një bimë e qëndrueshme dhe kushtet në banjë i përshtaten, kështu që në gjendje të mirë mund të zgjasë për një muaj. Sigurisht, nëse vëreni më herët se ka filluar të mbajë erë të pazakontë ose se ka “shpenzuar”, zëvendësojeni me degë të reja.

Është mënyra më e thjeshtë për të futur aromaterapinë në jetën tuaj të përditshme, për ta kthyer hapësirën tuaj të jetesës në një oazë të vogël shëruese dhe sigurisht, eukalipti do ta bëjë të gjithë banjën me aromë dhe do të duket bukur në të njëjtën kohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img