-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Përse nga goditja me veturë viktima mbetet pa këpucë?

Pamjet e pakëndshme nga vendi i fatkeqësisë në komunikacion shpesh na bëjnë të tmerrohemi.

Fatkeqësisht, nuk janë skena nga filmat të cilët i shohim që kanë të bëjnë me fatkeqësitë brutale në komunikacion larg atyre që ndodhin çdo ditë në anembanë botës.

Me siguri ka ndodhur që të keni parë se si viktima e fatkeqësisë në komunikacion të cilën e ka goditur vetura ka përfunduar në rrugë pa këpucë, transmeton Telegrafi.
Nuk është fjala për kurrfarë montazhi, atë nuk e bëjnë as punëtorët mjekësorë të cilët dalin në terren. Fjala është për veprimin e shumë forcave.
Me rastin e goditjes së fuqishme të këmbësorit, vetura e cila ka lëvizur me shpejtësi të madhe shpesh e nxjerr nga këpucët trupin e viktimës.

Për shkak të veprimit të gravitetit të tokës, këpucët tërhiqen në drejtim të tokës, derisa gjymtyrët e viktimës e cila është goditur kanë qenë në lëvizje.
Kur vetura e hedh trupin anash, gjymtyrët ligështohen dhe për këtë shkak këpucët, ndonjëherë edhe pjesë rrobash bien nga trupi i viktimës. Më së shpeshti viktima mbetet pa këpucë.

Meqenëse shpesh bartim këpucë me lidhëse, është e sigurt që nuk i fiksojmë për shputa, në mënyrë që t’i zbathim më lehtë. Mund të vëmë bast që tani atletet mund t’i zbathni pa i zgjidhur tojat.
Çështja se si ndodh që në fatkeqësi komunikacioni këmbësorët mbeten pa këpucë, ka hapur diskutime të shumta në forume dhe rrjete shoqërore.

Njëri ndër shfrytëzuesit e këtyre rrjeteve ka shpjeguar që rezultat i kësaj janë ndryshimi i shpejtësisë dhe i presionit, sepse në një moment vjen deri te ndryshimi i lëvizjes së shpejtësisë së shputave në këpucë nga zeroja në disa dhjetëra kilometra, prandaj këpucët bien për shkak të këtij ndryshimi.
Një tjetër ka përshkruar që trupi në atë moment është i lirë, si edhe shputat të cilat janë në këpucë dhe fuqishëm në tokë.
Meqenëse qysh si fëmijë kemi mësuar të ecim edhe nuk i japim rëndësi asaj që shputat tona prekin tokën kur qëndrojmë në këmbë, si edhe ndjenja natyrale që jemi të mbathur, janë shkaku përse nga shputat tona të lira në rast të veprimit të forcave të mëdha në trupin tonë, mund të mbeten pa këpucë.
Edhe një mendim interesant e ka ndarë një përdorues në forum në kuadër të Yahoo-së, i cili ka shkruar që shkaku është që as këpucët dhe as rrobat nuk janë pjesë të trupit tonë dhe që në rast të goditjes ato nuk lëvizin bashkë me trupin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img