-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Përse ndryshimi i sezonit ju bën të ndiheni më të lodhur?

Stresi, përgjumja e tepërt, lodhja, ndryshimet e humorit që vijnë më ndryshimet e stinës mund të çojnë në një periudhë paksa më delikate për mendjen dhe trupin. Për t’iu përshtatur orëve më të gjata me dritë dhe temperatura më të buta, trupit tonë i duhet kohë.

Në fakt, mund të ndodhë që gjatë fillimit të pranverës ndryshimi i stinës të rëndojë mbi trupin dhe mendjen, por edhe tranzicioni vjeshtë-dimër mund të jetë problematik, duke sjellë grip dhe ftohje.

Edhe pse është një gjendje e përkohshme, e cila do të kalojë mjaft shpejt, ju mund ta “lehtësoni” duke i kushtuar vëmendje sjelljeve të caktuara. AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla se si të përballeni me ndryshimin e sezonit.

Përse ndiheni të lodhur

Ndryshimi i stinës është gjithmonë një moment i veçantë për turpin dhe mendjen tonë.

Në dimër mund të ndjeni shqetësime emocionale dhe trishtim për shkak të orëve të pakta të dritës, por edhe në pranverë mund të jeni subjekt i ndryshimeve të humorit, ftohjeve, lodhjes dhe problemeve alergjike.

Çrregullimi hormonal gjithashtu mund të jetë shkak për përkeqësimin e gjendjes, duke përforcuar efektet anësore, veçanërisht ato që lidhen me stresin.

Simptomat dhe kohëzgjatja

Ndryshimi i stinës mund të shkaktojë simptoma të ndryshme që në përgjithësi lidhen me lodhjen, të cilat mund të zgjasin disa ditë apo edhe disa javë: kjo varet nga aftësia e trupit tuaj për t’u përshtatur me ritmet e reja. Ndër simptomat më të zakonshme janë: përgjumje dhe lodhje e përgjithshme, ankthi dhe stresi, përkeqësimi i humorit ose ndryshimet e humorit, ndryshimet e ciklit gjumë-zgjim.

Si të përmirësoni gjendjen tuaj

Zgjidhni ushqimet e duhura

Konsumoni ushqime të freskëta, të lehta dhe lehtësisht të tretshme: produktet e stinës mund t’ju ndihmojnë më së shumti. Sigurohuni të merrni vitamina, veçanërisht nga grupi B, ato të nevojshme për funksionimin e muskujve. Merrni vitaminë C, për të forcuar sistemin imunitar, por edhe vitaminë A, e cila vepron si një antioksidant. Konsumoni sa më tepër karota, perime me gjethe jeshile, perime krucifere, speca apo kajsi.

Ushtrohuni në ajër të pastër

Edhe nëse duket e vështirë, përpiquni të lëvizni sa më shumë që të jetë e mundur: të marrësh diell do të thotë jo vetëm “zgjim” i muskujve, por edhe rritje të vitaminës D. Kjo vitaminë e veçantë, në fakt, sintetizohet nga trupi ynë duke filluar nga përthithja e rrezeve të diellit përmes epidermës. Për më tepër, vitamina D ndihmon për të rivendosur ekuilibrin e duhur midis serotoninës dhe melatoninës, i cili ndryshohet nga ndryshimet në orëve të dritës dhe të errësirës që lidhen me ndryshimin e kohës.

Përpiquni të flini mjaftueshëm

Në përgjithësi ju duhet të flini 7-8 orë në natë, por kjo varet nga disa faktorë: ka disa njerëz që kanë nevojë vetëm për 5 orë dhe të tjerë që kanë nevojë për më shumë se 8. Pasi të kuptoni ritmin tuaj, shkoni për të fjetur dhe zgjohuni në të njëjtin orar. Përpiquni të flini në errësirë të plotë ​​dhe ekspozohuni në rrezet e diellit brenda një ore pas zgjimit. Në këtë mënyrë do të ndihmoni trupin tuaj që të përshtatet më mirë me ndryshimet e stinës.

Kujdesuni për aparatin tretës

Një nga pjesët më të prekura nga ndryshimi i stinës është aparati tretës. Për të ndihmuar funksionalitetin e tij, përveçse të konsumoni ushqime të pasura me fibra dhe shmangni ato që ju irritojnë, mund të merrni probiotikë. Gjithashtu, pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

Nëse është e nevojshme, merrni suplemente

Nëse e keni të nevojshme ju mund të merrni suplemente natyrale specifike. Zgjidhni ato që përmbajnë vitaminë D dhe C, që ndihmojnë sistemin imunitar, dhe vitaminat B6, B9 dhe zink, të cilat stimulojnë edhe sistemin nervor. Për më tepër, ju mund të merrni suplemente të kripërave minerale si magnez, kalium, fosfor, kalcium dhe hekur, një ndihmë natyrale në rast të dobësisë dhe lodhjes së muskujve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img