0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Përse meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm miq?

Meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm miq. Asnjëherë! Të paktën ky është pohimi i doktorit Winfried Sedhoff – dhe aplikohet edhe tek homoseksualët.

Autori dhe specialisti i shëndetit mendor thotë se nëse kemi shokë që i përmbushin nevojat e një partneri, ne vetëm sa e dëmtojmë lidhjen aktuale me partnerin.

Sipas Dr. Sedhoff, të gjithë ne kemi dëshira të caktuara të cilat kërkojmë që njerëzit tjerë të na i përmbushin. Nëse çiftet mbështeten tek të tjerët në vend se të mbështeten tek njëri-tjetri, ata vetëm do të ndahen.

“Nëse një shok/shoqe i ngushtë po ua përmbushë dëshirat e gjinisë së kundërt, kjo e pamundëson një lidhje të mirë dhe të thellë. Jo vetëm që pengon kur jeni në lidhje, por edhe pengon të krijoni një lidhje”, thotë ai.

Ai thotë se miqësia varet nga 10 nevoja bazike. Aq më shumë që plotësohen ato nevoja, aq më shumë afrohet një miqësi. Nëse dikush tjetër i përmbushë këto nevoja, atëherë miqësia e parë bie.

Dr Sedhoff thotë se shumë lidhje përfundojnë kur njëri partner fillon të ‘largohet’ – dhe beson se kjo zakonisht ndodhë për shkak se diçka apo dikush futet në mes të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img