4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?

Jamie Foxx është një nga aktorët më të njohur të shekullit të 21-të, duke luajtur në filma si: “Django Unchained’ dhe “Any Given Sunday”, megjithatë jeta personale e 53-vjeçarit mbetet shumë misterioze.

Foxx nuk është martuar kurrë dhe ai beson se lloji i stilit të jetesës tradicionale që vjen me martesën nuk është për të.

Ylli i Hollywoodit nuk e ka lënë kurrë këtë qëndrim të prishë jetën e tij romantike, megjithëse është baba i dy fëmijëve nga marrëdhëniet e tij me Connie Kline dhe Kristin Grannis.

Vajza e tij e madhe, Corrine Foxx është 27 vjeçe, ndërsa më e vogla është shumë më e re, 12 vjeçe.

Foxx beson se marrëdhënia baba/bijë është më e fortë për shkak të mungesës së martesës

Një pikë interesante që aktori theksoi erdhi kur ai sugjeroi se zgjedhja e tij për të mos u martuar me asnjërën nënën e dy vajzave të tij ka kontribuar në fakt që ai të ketë marrëdhënie më të forta me të dyja.

“Nuk e di se çfarë është, thjesht e di që është ndryshe, por ka shumë dashuri”, tha ai për E-News Daily Pop.

“Kur përfundon një martesë, fëmijët pësojnë thyerje nga familjet e tyre”, u shpreh ai.

“Ata thjesht e duan babin e tyre dhe unë thjesht vazhdoj jetën”, theksoi mes tjerash aktori.

Foxx aktualisht nuk është duke shijuar ndonjë lidhje dashurie, teksa e fundit mbetet me Katie Holmes në vitin 2019.

Familja e tij, ndërkohë, nuk po i bën presion për t’u martuar, me një kuptim të qartë se kështu ai dëshiron të jetojë jetën e tij.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img