0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përse fëmijët e preferojnë njërin prind më shumë?

Një anketim i kryer nga një sajt që i dedikohet vetëm prindërve ka treguar se 90% e prindërve të anketuar kanë thënë se fëmijët e kanë preferuar njërin fëmijë më shumë se tjetrin.

Nëse jeni ballafaquar me të njëjtën situatë, mos e merrni si diçka personale dhe mos dyshoni në aftësitë tuaja si prind.

Ndonëse kjo mund t’jua lëndojë pak ndjenjat, zgjedhja e njërit prind para tjetrit është normale në periudha të caktuara të jetës për fëmijët.

Pra, lajmi i mirë është se favorizimi i fëmijëve është normal, i përkohshëm dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se a jeni prind i mirë apo jo.

Përse ndodh kjo?

Fëmijët dhe tinejxherët mund të shfaqin favorizim në periudha të caktuara të jetës për arsye të ndryshme.

Kur është fjala për bebet, zgjedhja e njërit prind mbi tjetrin është gjë e shëndetshme dhe e domosdoshme për fazën e zhvillimit që lidhet me procesin e përkushtimit.

Qëllimi i kësaj faze është të gjendet personi që e furnizon fëmijën me kujdes të plotë dhe mbështetje.

Kur fëmija të kalojë nëpër procesin e zhvillimit emocional apo pubertetit, ata mund të shfaqin favorizim herë për njërin prind, e herë për tjetrin.

Këshilla e vetme për ju është që të mos insistoni të bëheni prindi favorit i fëmijës, sepse kjo vetëm sa mund ta largojë fëmijën më shumë.

Mbani mend se kjo gjë është normale duke u rritur fëmija dhe do të përfundojë shpejt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img