Site icon PrishtinaPress

Përplasjet në VV: Të mos e bëjmë Albinin si Ibrahim Rugovën

Deputeti Fisnik Ismaili ka replikuar gjatë me aktivistët e Vetëvendosjes në një shkrim të gjatë të tij në Facebook. Janë pikërisht këta aktivistë për të cilët ai thotë se me linçimet që i bënë ata të gjithë që nuk menduan si Albin Kurti, ia kanë gërditur Lëvizjen, aq sa po e konsideron dorëheqjen. Një krahasim interesant deputeti Ismaili e ka bërë mes Albin Kurtit dhe Ibrahim Rugovës.

Asamblisti në komunën e Prishtinës ka akuzuar Fisnik Ismailin se ai bashkë me një grup tjetër kishin dashur që ta nominonin Shpend Ahmetin për kryeministër, në vend të Albin Kurtit, por sipas Azemit, votat që morën të dy treguan se Kurti është larg Ahmetit.

E Ismaili ia ktheu duke i thënë se me Shpendin kandidat për kryeministër, Vetëvendosja do të ishte tani në qeverisje. Pra, sipas deputetit, VV-ja nuk fitoi zgjedhjet sepse kishte Albinin në krye.

Ndërsa, Fisnik Ismaili për të disatën herë thotë se aktivistët e VV-së nuk është dashur që gjithë konceptin e kësaj Lëvizjeje ta përkufizojnë me Albin Kurtin.

Ai shembull ka marrë Lidhjen Demokratike, që sipas deputetit të VV-së, kishin identifikuar frymën e tyre me vetëm me Ibrahim Rugovën dhe kur ky vdiq, shkoi edhe fryma e tyre. /Express/

 

Exit mobile version