2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Përplasjet në Kuvend, Osmani: Dëm i madh ndaj institucioneve përdorimi i dhunës fizike

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku pati përplasje mes pozitës dhe opozitës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

“Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”.

“Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img