9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Përplasje në mes të Rexhep Selimit dhe Gazetës ‘Express’

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka reaguar pas shkrimit të gazetës online “Express”, lidhur me rastin e tyre që sot është dërguar në Gjykatë.
Pas këtij veprimi të deputetit Selimi, ishte kjo gazetë e cila apeloi atë  t’i merr edhe vëllezërit në gjykatë. “Përgjigja e Gazetës Express: Z. Rexhep Selimi, merri edhe vëllezërit në Gjykatë”, ishte titulli i një artikulli të publikuar sot.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të LVV-së. Madje, Selimi ka apeluar kryeredaktorin e këtij mediumi që në Gjykatë të jetë i pranishëm edhe Kadriu (Veseli v.j.)
“Po Express, shihemi në gjykatë. Prandaj ju kam paditur qe të shihemi në gjykatë. Madje pikërish siç thoni ju shihemi PA MASKA sepse pikërisht aty do t’ua heqim masken e nëntokës pas së cilës fshiheni. Leonard, unë po i marr edhe vëllezërit nëse ti e merr me veti Kadrinë”, ka shkruar Selimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img