Site icon PrishtinaPress

Përplasje në Kuvendin e Rahovecit, kryetari Latifi e largon nga foltorja kryesuesin Kafexhiu

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Rahovec.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, e ka larguar me “zor” nga foltorja e Kuvendit Komunal kryesuesin e këtij institucioni, Defrim Kafexhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi ky i fundit nuk ia dha fjalën.

Latifi po e kërkonte fjalën pasi Kafexhiu e akuzoi se i njëjti po e injoron asamblenë komunale që nga fillimi i mandatit të ri, duke u vonuar në pauza nga 40 minuta.

“Injorimi në vazhdimësi i kryetarit të komunës që po i bën asamblesë komunale, sidomos nga ky mandate, është i paprecedentë. Kryetari po vonohet 40 minuta në pauzë. Është e paarsyeshme me ju pritë”, deklaroi Kafexhiu.

Pas kësaj deklarate reagoi kryetari Latifi, i cili tha se “kryetari i komunës nuk është mysafir këtu dhe pa konsultim me kryetarin asnjë seancë s’mund të mbahet këtu”.

Por, duke qenë se Latifi mori fjalën pa e kërkuar atë, u pengua nga kryesuesi, ndaj vendosi të çohet dhe të shkojë te foltorja për ta marrë fjalën duke e larguar Kafexhiun nga aty, pa dëshirën e tij.

Exit mobile version