Dardan Sejdiu, deputet i PSD-së, ka thënë se në gushtin e vitit të kaluar, kur ai ishte në Vetëvendosje, e kanë ftuar LDK-në për ta rrëzuar qeverinë, ndërsa ata nuk janë përgjigjur.
“Pikërisht në këtë kohë, në gushtin e vitit të kaluar ju kemi lutë me e rrëzuar qeverinë dhe na keni thënë se nuk keni kohë me bisedu, e tash mos na moralizoni kot”, ka thënë Sejdiu.
Për këto akuza ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se LDK do të jap votat për rrëzimin e Qeverisë, që sipas tij edhe me votat e Vetëvendosjes janë 57. Por ai ka thënë se mocioni nuk mund të ngritët pa u bërë 61 vota dhe për këtë duhet punuar.
Ai ka thënë se PSD, për ligjin e Pallatit të Rinisë, e kanë mbështet këtë qeveri.