7.9 C
Pristina
Saturday, October 26, 2024

Buy now

spot_img

Përplasje në Komisionin Hetimor, VV-ja lëshon mbledhjen

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet deputeteve të pozitës e opozitës.

Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili me deputetë e VV-së, Driton Hyseni dhe Halil Thaçin dhe Salih Zyben.

Deputetët e VV-së e kanë përmendur 5 marsin si datë jo të denjët për mbajtjen e kësaj mbledhje nën arsyetimin e angazhimeve që janë për shënimin e Epopesë se UÇK-së.

Deputeti Hyseni ka thënë se sot në Kuvend ka pasur seancë të veçantë kushtuar 5 marsit.

E deputetja Kica -Xhelili, reagoi në lidhje më këtë çështje duke thënë se VV-ja nuk mund të flas për këtë çështje, pasi sipas saj, ata Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm.

“A ti mundesh me fol për këto i fundit është që mund te flet për ngjarje të tilla. A mundesh me fol për këto tema a, kur je me VV. I fundit je që mundesh me fol për 5 mars përderisa mendoni që Kosova është shtet i përkohshëm”, ka thënë ajo.

Kjo deklaratë ka bërë që deputet e pozitës ta lëshojnë mbledhjen./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img