5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Përplasje mes Racit e Haradinajt: Kur jam takuar me Radojçiqin ai ka qenë një Rakiq 

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë që ai e ka pritur Milan Radojçiqin zyrtarisht në takim dhe jo si njeri i qeverisë serbe, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.

“Radojçiqi, Veselinoviqi, janë trajtu edhe prej qeverive të tjera, kur ka ardhur koha, e kur jam taku unë me Radojçiqin, ai ka qenë një Rakiq – si Kurti që ulej me të, po me kë është taku ai. Unë s’kam qenë i burgosur i Serbisë. Unë kam qenë sovran, tanë jetën time me pushkë në dorë ndaj serbëve, edhe kur jam taku me Radojçiqin nuk u taku dikush që u kanë i tyne, n’durt tyne”, ka thënë Haradinaj në Rubikon duke iu referuar Albin Kurtit.

Ndërkaq, Raci i është kundërpërgjigjur, duke thënë që mijëra shqiptarë kanë qenë në burgje të Serbisë, dhe se nuk bën të aludohet që edhe ata kanë qenë të rekrutuar.

“Zotëri Haradinaj, në burgje të Serbisë kanë qenë me mijëra shqiptarë, të lutem, madje dhe në burgun ma famëkeq të Goli Otokut. Edhe zoti Demaçi ka qenë në burg të Serbisë. A ka qenë?

“Është e rëndë, sepse edhe z. Adem Demaçi ka qenë në burg të Serbisë. Edhe gjyshërit tanë që kanë vuajt prej burgjeve të Serbisë. Tash me thanë që të gjithë janë të rekrutum prej Serbisë, a?”

“Është shumë e dhimbshme për njerëzit që prindërit, baballarët iu kanë vujtë prej burgjeve të Serbisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img