Reshjet e shiut që kanë rënë mëngjesin e sotëm kanë shtuar rrezikun për aksidente në rrugë. Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gllaviqicë të Pejës.

Dy vetura janë përplasur në këtë fshat, ndërsa njëra veturë ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Mësohet se nuk ka viktima nga kjo përplasje e veturave, por që ka vetëm të lënduar.