3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Përplasje e ashpër ndërmjet kryetares së Kuvendit, Osmani dhe deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj

Një replikë e ashpër ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Selmanaj tha se Gjykata me aktgjykimin e saj i ka dhënë kohë Qeverisë dhe Kuvendit që deri më datën 13 eventualisht të ndërmarrin masa nëse vlerësojnë që me ligj dëshirojnë të kufizojë liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovës dhe ka ardhur në përfundim se sjellja e Qeverisë për kufizimit e lirive dhe të drejtave të njeriut ka shkelur Kushtetutën.

Përndryshe, sipas tij, kalohet në nenin 56 ku flitet për shmangien e lirive dhe të drejtave të njeriut e që bëhet në rastet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Por përpjekja ose interpretimi që ju po i bëni është përpjekje për me legjitimua sjelljen e kësaj qeverie duke e lënë anash nenin 56”, iu drejtua Selmanaj, Vjosa Osmanit.

Pas kësaj, Osmani kërkoi t’i ndalet fjala deputetit Selmanaj, duke i thënë se po i dezinformon qytetarët.

“Kjo qasje autoritare e juaja po më ngjan në dikë tjetër, por jo me juve”, ia ktheu Selmanaj.

Më pas iu ndërpre fjala deputetit të LDK-së.

“Në momentin që më ofendoni mua natyrisht që unë ja u ndali fjalën. Nuk ta jap fjalën, ofendimet nuk ua lejoj askujt hiq”, tha Osmani

Kryetarja e Kuvendit ia tha fjalën pas kësaj shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai i tha Osmani se deputetit Selmanaj iu mohua e drejta e fjalës.

“Prej fillimit të seancës është folur edhe për çështje tjera…”, tha ai.

Lidhur me këtë Osmani tha se deputetët tjerë nuk e ofenduan atë, ndërsa Selmanaj po. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img