4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përplasje e ashpër e PDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kanë debatuar me tone të ashpra në Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur Andin Hotin, kryetarin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me çështjen e personave të zhdukur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje ajo ka kërkuar sqarime për termin i zhdukur me dhunë dhe me forcë, nocione këto që sipas saj, janë prezantuar nga zv.kryeminsitri Besnik Bislimi.

Me këtë rast ka ndërhyrë edhe deputetja e VV-së, Fatmire Kollqaku, duke ia ndërprerë fjalën, duke thënë se ka rend në Komision.

Edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se duhet përgjegjësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img