Site icon PrishtinaPress

Përplasja Thaçi-Kurti: Ahmeti sfidon ata nga oborri i Presidencës dhe Qeverisë, ejani po ju pres të ju ndihmojmë qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një video-mesazhi ka kërkuar nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të ndërpresin debatet e të përqendrohen në luftën ndaj coronavirusit.

Ahmeti i cili shfaqet në një video nga oborri i ndërtesës së Presidencës dhe Qeverisë, ka sfiduar ata që të shkojnë e të bëhen bashkë për të iu ndihmuar qytetarëve.

“Gjendem saktësisht në mes të Presidencës dhe Qeverisë, distanca e njëjtë. Veç deshta me ju thanë se këtu jam, tu ju prit jam, merrne kë të doni, këtu me gjeni e hajdeni të shpërndajmë ndihma pako ushqimore për ata që kanë nevojë, leni këto sene, e ma mirë me iu ndihmu qytetarëve, deri të kalon pandemia këtu më gjeni”, thotë Ahmeti.

Ndryshe, presidenti Thaçi dhe kryeministri Kurti janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me kthimin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli në Kosovë.

 

Exit mobile version