5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Përplasja e Konjufcës me Kurtin, Bislimin e Muratin, çfarë pa e dëgjoi Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur rreth pamjeve të publikuara sot ku shihet se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Kurti duke diskutuar dhe duket se ata nuk u pajtuan për diçka. Gjithashtu kamerat fokusuan kryeministrin, zëvendësin e tij Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, të cilët dukeshin nervoz.

Ai në “Frontal” të T7 tha se nuk e ka dëgjur komunikimin, mirëpo ai tregon se çka ‘shpërfaq’ kjo sjellje e Konjufcës dhe Kurtit.

“Nuk e dëgjova komunikimin, u pa që ishte një komunikim serioz mes kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit. Për hir të vërtetës me Glaukun kemi qenë në orën 09:30 në mëngjes shefat e grupeve dhe kemi diskutuar për një mocion procedural sa i përket debatit për grevën, për shkak se u dashke me liru sallën në orën 03:30 për një organizim tjetër. Aty u dakorduam. Për hir të korrektësisë, Glauku tha se duhet me u komuniku me grupin parlamentar në mënrë që të bëhet ndryshimi i mocionit procedural. Tash ku qëndron problemi nuk e di, mirëpo normal që Glauku u ndi keq se pak a shumë e kish një dakordim me shefat e grupeve parlamentare, dhe ne këtë e bëjmë shpesh, dhe kjo nuk ndodhi. Në esencë kjo shpërfaq diçka tjetër, shpërfaq një arrogancë të numrave që po tkurren dhe vendimmarrjen në kuvend”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img