0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Përplasja e Jasharit me Veliun i ‘kushton’ me ndërrim të pozitës në Aeroport (Dokument)

Drejtori i Departamenti brenda strukturës organizatave të Agjencisë për Kontrollin Ajror, Shemsi Jashari, i është ndërruar pozita në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Pas përplasjeve me Agim Veliun, ky zyrtar i AP-së  nuk e përjashton mundësinë që në largimin e tij të ketë qenë i përfshirë edhe vet kryetari i Podujevës.
Jashari, në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se ndërrimin e detyrës e ka pranuar me anë të një e-maili.
“Pozita ime është ndërruar por nuk kam informata tjera. Duke pasur parasysh gjuhën ndaj raportit nuk përjashtohet edhe ajo mundësi për ndërhyrje (Agim Veliut v.j.). Mirëpo, nuk kam konfirmim zyrtar dhe vetëm përmes e-mailit më është kumtuar ky lajm”, është shprehur ai.

Ndryshe, Jashari, i cili njëherësh është përfaqësuesi i rrjetit të OJQ-vë, “DFK”, ka akuzuar kryetarin e Podujevës për ndërhyrje në pronat komunale që janë të dëshmuara me fakte nga organizata të cilën e përfaqëson.
Ndërsa ishte Veliu që e quajti atë ‘paçavër’, policë dhe shërbëtorë të partive të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img