0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Përplasja e ashpër e Haradinajt me Kurtin – ‘S’po din me llogarit’, ‘E kam përbi marren’, ‘Deputetët e VV’së s’i kam kushëri’

Polemika të ashpra janë zhvilluar sot në seancën e Kuvendin të Kosovës mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe kryeminsitrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Ishte fjalimi i kryeministrit Haradinaj për ndarjen në vetëvendosje ai që nxiti reagimin e Kurtit.

“Dallimi është se deputetet e Vetëvendosjes nuk janë familjarë e kusheri te mi ,  e madje edhe dy valë të daljes nga Vetëvendosje ne kemi mbet ma shumë se AAK-ja”, u kundërpërgjigj Kurti.

“Për çështjen e negociatave dhe dialogut ju e keni marrë stafetën prej presidentit dhe po vazhdoni njëjtë. Partia e kryeministrit Hardadinaj nuk e ka as qerekun e koalicionit qeverisës”, shtoi Kurti.

I shpejtë ishte edhe reagimi i Haradinajt.

“Janë disa punë që i ka ba qeveria e vendit. Ka edhe tjera që janë me pikëpyetje si rasti i Demarkaciont, ajo që është pikëpyetje është si s’tu ka dhimbtë raporti i Bulliqit, dhe ajo më bën me dyshu që ty s’ta ka ni për Demarkacionin”, ishte kundërpërgjigja e Haradinajt.

“Hera e parë që jemi në koalicion qeverisës dhe po bashkëqeverisim, ne nuk bëjmë lojëra, jemi më të gjithë dhe të gjithëve u jap dorën, ta kam dhanë dorën edhe ty po smujtem me qu gjatë”, shtoi kryeministri.

E Kurti përdori edhe fjalë popullore për të replikuar ndaj Haradinajt.

“Ju keni dalë prej rrugës, ju siç thotë populli u trashët tek ne në opozitë e u therret te Veseli”, ishte fjala e Kurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img