Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçikletë ka ndodhur sot në rrugën “Muharrem Fejza”. Ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 ne rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.