Një përplasje e ashpër është zhvilluar sot në Kuvend mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili.
Diskutimi i ashpër erdhi në pikën për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në temën e dhunuesve në familje, dhe masat që duhet të merren ndaj tyre.
“Kjo është qesharake Doarsë. Kom prit unifikim për ndëshkimin e dhunës në familje. Prandaj, lejani avokatëve le ta mbrojnë dhunuesin. Dhe s’jam kundër se është detyrë e tyre. Ti ma shumë fole qysh me mbrojtë dhunuesin se sa qysh me mbrojtë viktimën. S’ka pasë konsultime publike e as paraprake. Kjo sepse tu e marrë parasysh rastet e raportuara të dhunës në familje, edhe pse që një përqindje e vogël po raportohet”, tha ajo.
Tutje, Haxhiu përmendi edhe rastin kur prokurori i rastit, Rasim Maloku, kishte liruar Sokol Halilin në procedurë të rregullt, kur ky ishte arrestuar për kanosje ndaj ish-gruas së tij dhe të njëjtit më pas i ishin gjetur edhe armë.
“Në vend që të unifkohemi, ju përmendni shtetet e zhvilluara ku funkisionon sundimi i ligjit. Po të funkisiononte edhe këtu, prokuroria nuk do të kishte lëshuar në procedurë të rregullt. Ja për çka po bëhet fjalë”, tha ministrja.
“Hallkat elektronike, nëse ti s’e ke seriozisht, unë e kam. Në 2015-ën ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrje Elektronike, s’ka hy në fuqi. Je në LDK, mos u distanco. Është hera e parë që Qeveria Kurti e zbaton këtë”, tha ajo.
“Mos manipulo të lutem. Si grua dhe si nënë është dashur të jemi bashkë në këtë betejë”, tha ministrja.
E kjo shkaktoi reagimin e ashpër të deputetes Kica.
“Sapo e dëgjuam ministren e Drejtësisë që na tha s’kemi nevojë për praktikën e Strasburgut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në qoftë se qenka legjitime të lejojmë paraburgimin automatik, pse s’kemi lejuar vetëgjyqësi? Pse zonja minsitre s’po e lejon vetëgjyqësinë. Pse s’po i lejon të gjitha gjërat që i ndalon Konventa?”, u përgjigj Kica – Xhelili.
“Në momentin kur ministrja del tu më moralizu sepse unë jam në gjendje me ja zbulu euforinë e propozimeve në Kuvend, çka po prekeni ju prej saj? Për këtë ministre është e rëndësishme të kalojë Projekt Kodi. Masa e racionit tregon sa pak jeni tu lexu për gjërat që lejohen të bëjmë në politikë. Nuk mund të flas më me ty pas gjuhës që e përdore”, tha ai./Prishtinapress/