Kontributin për luftën në Kosovë dhe pjesëmarrjen në UÇK e kanë emërues të përbashkët.
Megjithatë, duket se nuk gëzojnë raporte të mira mes vete. Kjo pasi, njëri prej tyre, Jon Harrison, i ka kërkuar debat televiziv Michael Spath, i njohur ndryshe edhe si “snajperisti”.
Spath, duke shfrytëzuar platformën “Facebook”, publikoi ftesat virtuale të Harrison, që së fundi u konfirmua edhe dhëndër Kosove.
Britaniku, mes tjerash tha që nuk e njeh këtë person dhe se po publikon ato që janë të lejueshme.
Gjithsesi, në fund e mbylli me frazën: Kosova e para!