0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Përpjekje për të kontrolluar mediat”: Raporti i Progresit ‘godet’ qeverinë

Raporti i Progresit ka goditur qeverinë rreth luftës me media.

Në raport thuhet se pushteti ka bërë veprime të cilët janë përceptuar si përpjekje të qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat.

“Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe ka bërë përparim të kufizuar. Disa përmirësime u bënë në lirinë e mediave, duke përfshirë aksesin në dokumente publike. Megjithatë, kjo u shoqërua me zhvillime të perceptuara si përpjekje të qeverisë për të ushtruar kontroll mbi median”, thuhet në raport.

BE-ja ka vlerësuar se në ligjin për KPM-në, nuk janë pasqyruar shumica e rekomandimeve të BE-së.

“Është miratuar ligji i ri për rregullatorin e medias. Ai kontribuon në përmirësimin e rregullores së medias, por amendamentet e Kuvendit dështuan të pasqyrojnë shumicën e rekomandimeve nga BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img