Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka përkrahur shqetësimet e organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, të cilat kanë dal kundër përpjekës sw pushtetit për të shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Përmes një reagimi, AGK-ja është pozicionuar në anën e organizatave në fjalë.
“AGK-ja, i bashkohet shqetësimit të organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, pjesë e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës, rreth përpjekjeve për ndërhyrje politike në shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transmetuesit Publik, RTK”, është thënë në reagimin e AGK-së.