0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Perparim Ramës i kërkohet të konsultohet me qytetarë para se t’i mbyll rrugët

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.

IKD-ja i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin e datës 18 gusht dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj.

IKD-ja ka thënë se pavarësisht se hyn në diskrecionin e komunës, reformat e tilla nuk duhet të jenë pa arsyetim ligjor në atë mënyrë që të cenojnë të drejtat e qytetarëve.

“Për më tepër, vendime të kësaj natyre që prekin një numër të madh të qytetarëve domosdoshmërisht duhet të shoqërohen me konsultim publik”, ka theksuar ky institut.

Vendimi për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në këto pjesë të kryeqytetit, IKD-ja ka theksuar se është marrë në shkelje të dispozitave lidhur me procedurën administrative dhe dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ, duke e bërë kështu këtë vendim të paligjshëm, në kuptim të nenit 52 të Ligjit nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative (tutje: LPPA).

“Ky vendim nuk është hartuar në përputhje me paragrafin 1 të nenit 47 të LPPA, ku shprehimisht thuhet se akti administrativ i shkruar përmban: 1.1. pjesën hyrëse, […], 1.2. pjesën urdhëruese (dispozitivin), […] 1.3. pjesën arsyetuese (arsyetimin), […] 1.4. pjesën përmbyllëse, që tregon kohën e hyrjes në fuqi të aktit, informatat për mjetet juridike, përfshirë organin publik apo gjykatën ku paraqitet mjeti juridik administrativ apo gjyqësor, formën e mjetit, afatin përkatës dhe mënyrën e llogaritjes së tij (këshillën juridike)”, thuhet në reagim.Si rrjedhojë, IKD-ja ka potencuar se është e qartë se vendimi në fjalë është hartuar tërësisht në kundërshtim me LPPA, meqë i njëjti, nuk përmban as arsyetimin dhe as këshillën juridike.

“Kjo i pamundëson qytetarëve të prekur nga ky vendim që të marrin shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë vendimi, shkaqet vendimtare, bazën ligjore dhe arsyet pse ky vendim është i zbatueshëm në rastin konkret”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img