Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shfaqur nga Parku i Gërmisë, aty ku pas pak orësh pritet të performojë Dua Lipa në kuadër të Sunny Hill Festival.
Siç bën zakonisht, Rama në fund u ka dërguar puthje qytetarëve dhe ka uruar që sonte të kalojnë sa më mirë.
“Shpresoj që ka me qenë një datë e paharrushme, festivalet e tilla e bëjnë Prishtinën e përjetimeve”, shprehet ai ndër të tjera.