-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama: Shqiptarët janë një, të punojmë për një të ardhme të qëndrueshme

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ecur përgjatë shesheve të kryeqytetit.

Me këtë rast komuna e Prishtinës ka organizuar edhe Koncertin në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe shpalosjen e flamurit kombëtar.

Kryetari Rama, tha se të gjithë të bashkuar duhet të punojnë për një të ardhme të qëndrueshme në rajon e botë. Shqiptarët tha ai janë një, përderisa diasporën e quajti ambasadorin më të mirë që po na bënë krenarë kudo.

“Shihet që neve nuk na ndal as shiu e as bora të jemi bashkë e të festojmë bashkë gjithmonë, jemi një. Janë ambasadorët tanë kudo që janë në botë. Jemi krenar që kemi një diasporë fenomenale në gjithë botën e cila na bëtë që të mburremi. Shqiptarët po mbërrijnë në të gjitha sferat e jetës”.

“Tash duhet të punojmë në paqe ta ndërtojmë një paqe të mirë, një rini të shëndosh të edukuar se vetëm kështu në paqe mund ta krijomë një të ardhme të mrekullueshme për të gjithë ne, për gjithë rajoni, për gjithë botën. Le të mbizotëroj paqja kudo në botë edhe në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, në Palestinë e Izrale, urojmë që të mbizotëroj paqja”, tha ai.

Në këtë koncert kanë performuar Nusret Muçiqi, grupi “Çamëria” si dhe grupi “Labëria”./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img