3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama preket nga koronavirus

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është prekur nga Covid-19, shkruan Insajderi. 

Lajmi e ka bërë të ditur vet Rama përmes një shkrimi në Facebook, derisa ka shtuar se është izoluar menjëherë.

Ai ka theksuar se ka pasur kontakt me persona që kanë qenë pozitivë nga virusi. Shtoi se punën është duke e vazhduar nga shtëpia. 

Njoftimi i plotë: 

Të dashur qytetarë,

Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img