Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për realizimin e projektit të radhës.
Sot është hapur qendra e re e kompostimit në Prishtinë, ku mbeturinat organike tashmë do të riciklohen në pleh natyral.
Njoftimi i plotë:
Sot hapëm qendrën e re të kompostimit në Prishtinë
Mbeturinat organike tashmë do të riciklohen në pleh natyral, duke ofruar një alternativë fantastike mjedisore për mirëmbajtjen e gjelbërimit në kryeqytet
Falënderojmë partnerët e miqtë tanë: CMSR, GIZ Kosovo dhe Ambasadën Sllovene , për bashkëpunimin në përfundimin me sukses të këtij projekti.