6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama nënshkruan kredi 10 milionë euro me BERZh për blerjen e 30 autobusëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka nënshkruar  Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh (Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), në selinë e tyre në Londër, e cila do t’i jepet Trafikut Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë.

Sipas komunës, kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.

Autobusët Euro-VI, sipas njoftimit, janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë.

Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha se inkorporomi i autobusëve të parë elektrik është moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër.

“Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër.  Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër. Jemi shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZh.” –është shprehur Rama.

Trafiku Urban aktualisht ka në pronësi 51 autobusë, po ashtu të blerë përmes një kredie me BERZh.

Postimi i Ramës në Facebook:

????30 autobusë të rinj në kryeqytet 6️⃣ prej tyre autobusë elektrik????

Sot nënshkruam Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në ????Londër, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient të modelit EURO-VI ????

Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër ✅

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër ????

Shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZH ????????

#kryeqyteti

#prishtinapraktike????

#prishtinaegjelbër????

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img