Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot shkollën e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Matematikës, si dhe Ditës së kësaj shkolle.
”Sot, festojmë bukurinë dhe fuqinë e numrave që formojnë botën tonë dhe përqafojmë mundësitë e pafundme që kjo shkencë ofron.
Sot, festuam edhe Ditën e Shkollës së Gjimnazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë”, ka shkruar Rama, në rrjetin e tij social, Facebook.
Krahas kësaj, i pari i Kryeqytetit, u shpreh i gatshëm të mbështes zhvillimin e arsimit në Prishtinë, përmes nismave motivuese për nxënësit.
”Jam entuziast që qeverisja jonë po mbështetë zhvillimin e arsimit në #kryeqytet përmes nismave të tilla të cilat shpërblejnë dhe motivojnë nxënësit tanë për tu thelluar në dije dhe shkencë”, ka shtuar ai./ Prishtinapress
Statusi i plotë: