-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama kërkon hetim edhe për vendime tjera të ‘Prishtina Parking’

Zyrtarë të ndërmarrjes “Prishtina Parking” ktheheshin në punë nga pauza këtë të martë.

Njëjtë nuk veproi edhe Liridon Restelica, që mbante pozitën e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje deri një ditë më parë.

Ai thotë se u dorëhoq, por ndryshe pohohet nga komuna e Prishtinës të cilët konstatojnë se Restelicën e shkarkuan.  

Për dallim nga Restelica aty u panë Fadil Aliu dhe Sami Salihu, njëri kryetari i përkohshëm i bordit të  kësaj ndërmarrje e tjetri aksionar i saj.

Diçka për të thënë pati i pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës

Kjo kontratë dhe jo vetëm duhet të rishikohet, nuk mund të jepen aq para aq lehtë.

Rama thotë se ish-drejtori Restelica, këtë kontratë e nënshkroi pa asnjë miratim paraprak.

Ai nuk hedh poshtë mundësinë  që të ketë ende zyrtarë të ndërmarrjes “ Prishtina Parking” që do të shkarkohen.

Qeverisjen e Ramës po e lë fajtore opozita në këtë Komunë për këto zhvillime që lidhen me ndërrmarrjen “Prishtina Parking”.

Triera Kasumi Berisha, asambliste e Vetëvendosjes konfirmon se do të mbledhin materiale që përfundimisht ta dërgojnë këtë kontratë për hetim në Prokurori.

Televizioni ka kërkuar një përgjigje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nëse kanë nisur një hetim për këtë rast, por nga ky institucion nuk kthyen përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img