2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama jep detaje për marrëveshjen me PDK-në

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas informacioneve se LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për të bashkë qeverisur në Prishtinë.

Pasi u zgjodh kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rama tha para mediave se ende nuk i kanë ndarë postet me PDK-në.

“Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së, kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë. Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar, kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”., ka thënë ai.

Tutje, ai i ka bërë thirrje partive të tjera t’i bashkohen atij në bashkëqeverisje për zhvillimin e projekteve.

“Ne e kemi për detyrë ndaj tyre që ta bëjmë një për bashkim të kemi shumicën, që projektet e tona t’i zbatojmë në përpikëri, prandaj edhe duhet që të gjithë partitë që kanë interes të për bashkohen. Tash e zgjodhëm kryesuesin, tash jemi edhe në zgjedhjen e ekipit më të mirë. Kjo nuk do t’i ngadalësojë punët”, deklaroi Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img